Një burrë i moshuar italian, u shtyp për vdekje nga mijëra rrota djathi të cilat e zunë poshtë. Giacomo Chiapparini vdiq tragjikisht ndërsa një raft u thye në magazinën e tij në rajonin e Lombardisë ditën e diel.
Shembja e rafit krijoi një “efekt domino” dhe rrëzoi mijëra rrota djathi të cilat peshojnë rreth 40 kg secila.
Zjarrëfikësi Antonion Dusi tha se u deshëm 12 orë për të gjetur trupin e pajetë të Chiapparinit,
Disa nga rrotat thuhet se ranë rreth 10 metra dhe një banor vendas tha për mediat italiane se shembja dukej “si bubullimë”.
Dëmi ekonomik i shkaktuar është vlerësuar në 7 milion €. Duke folur për mediat italiane, një fqinj e përshkroi zotin Chiapparini si “shumë mbështetës… dhe bujar”. Fqinji tha se ai humbi një fëmijë dekada më parë.
Magazina, e vendosur në Romano di Lombardia, rreth 50 km (31 milje) në lindje të Milanos, përmbante gjithsej 25,000 rrota të Grana Padano, një djathë i fortë që i ngjan parmesanit dhe është i popullarizuar në Itali.