U shqetësua nga zhurmat, qytetarja ofendon kandidatin për deputet në Tiranë

Policia e Tiranës raporton për një ngjarje të pazakontë në zonën e Shkozës, ku një 42-vjeçare ka dalë nga banesa e saj dhe ka ofenduar një kandidat për deputet gjatë një aktiviteti elektoral për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas njoftimit zyrtar, policia ka marrë një telefonatë nga shtetasi R. C., 38 vjeç, kandidat për deputet në Tiranë, i cili ka deklaruar se po pengohej në aktivitetin e tij elektoral në Shkozë.

Pas thirrjes, efektivët kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në komisariat një banore të zonës, e cila kishte dalë nga banesa dhe kishte pasur debat me kandidatin dhe pjesëmarrës të tjerë në aktivitet.

Sipas dëshmisë së dhënë nga 42-vjeçarja në Policinë e Tiranës, ajo ka pranuar se i ka ofenduar pjesëmarrësit, pasi ishte shqetësuar nga zhurmat që vinin nga jashtë banesës së saj.

Ajo ka deklaruar gjithashtu se nuk ishte në dijeni se për çfarë aktiviteti bëhej fjalë dhe nëse ai kishte karakter elektoral apo jo.

Njoftimi i policisë

“Pasditen e djeshme, shtetasi R. C., 38 vjeç, kandidat për deputet i një subjekti politik, ka njoftuar Policinë se ishte penguar gjatë aktivitetit të tij elektoral, në Shkozë. Shërbimet e Policisë kanë kryer veprimet për rastin dhe kanë shoqëruar në komisariat shtetasen Sh. S., 42 vjeçe, banuese në Shkozë, e cila ka deklaruar se i ka ofenduar pjesëmarrësit në këtë aktivitet pasi ishte shqetësuar nga zhurmat e krijuara afër pallatit ku ajo banon dhe se nuk e ka ditur arsyen e këtij aktiviteti”, thueht në njoftimin e policisë.

Të Fundit