U shkarkua nga Rama, Pirro Vengu: Ishte privilegj të isha në krye të Ministrisë së Mbrojtjes

Gjatë konferencës në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr ku u zhvillua ceremonia e dorëzimit të sistemeve raketore Javelin, Pirro Vengu shprehu kënaqësinë që të drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

Reagimi i tij vjen një ditë pasi u shkarkua nga ky post nga Edi Rama, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS.

“Është kënaqësi në këtë moment tranzitimi të detyrës time të linim këtë shenjë sot së bashku me partnerët tanë.

Sot dorëzojmë në forcën tokësore sistemin JAVELIN, në tërësinë e këtij komponenti të porositur prej vitesh dhe është pjesë e një bashkëpunimi të ngushtë me SHBA-të.

Ky nuk është vetëm një simbol force, por është edhe një mesazh qartësie strategjike”, u shpreh ai ndër të tjera.

Të Fundit