Ish-drejtoresha e spitalit rajonal të Dibrës e shkarkuar dy javë më parë, është vënë në hetim nga policia. 44-vjeçarja Irini Shehu, sipas policisë ka përndjekur disa punonjës të spitalit Rajonal të Dibrës ditën e djeshme.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasen I Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi (ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër), për veprën penale “Përndjekja”. Ditën e djeshme, 44-vjeçarja dyshohet se ka përndjekur disa punonjës të Spitalit Rajonal Dibër.’, njofton policia e Dibrës.
Kujtojmë se më 11 shkurt, Shehu gjatë një mbledhje në spital pati një debat me shefin e financave të spitalit, Shaban Uklala. Më pas Shehu i shkoi në zyrë Uklalës duke e goditur me shishe ujë në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime. Më pas Shehu u shkarkua nga funksioni. Tashmë, mesa duket Shehu vijon të ndjekë punonjësit e spitalit.