Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti këtë të enjte një konferencë me mediat ku ka komentuar listat e kandidatëve për deputet.
Berisha tha ndër të tjerat se ai mendon se “lufta” për të rrëzuar qeverinë nuk mund të bëhet me opozitën e opozitës, por vetëm me opozitën e vërtet të mazhorancës e cila sipas tij është vetëm koalicioni “Shqipëria Madhështore”.
I pyetur se si e shikon kandidimin e Dashnor Sulës në listën e “Nisma Shqipëria Bëhet”, pasi PD e la jashtë listës së koalicionit, Berisha tha se është zgjedhja e tij, por e cilësoi hap të gabuar bashkimin me atë që ai e cilësoi si “patericë e Edi Ramës”.
“Mbrojtja e kryeministrit është puthja e judës për Dash Sulën, i cili ka karrierën e tij, por mendoj se hapi që bëri duke u rreshtuar me opozitën e opozitës, pra me një patericë të Edi Ramës, nuk është zgjidhja e duhur. Kështu e gjykoj unë, por mendoj se zgjedhja është liria e secilit”,-tha Berisha.