Komisariati nr.1 në Tiranë ka arrestuar Romario Ibraliun për ndërtim pa leje.
I riu është prezantuar inspektorëve të IMT si shofer i kancelares së SPAK me qëllim që të mos ndiqej penalisht.
Ibraliu kishte ndërtuar pa leje banesën në zonën e Farkës.
Punonjësit e IMT kanë shkuar për të kontrolluar dokumentat sa i përket ndërtimit.
Pas verifikimeve ka rezultuar se ndërtesa ishte pa leje dhe Romario Ibraliu nuk rezulton punonjës i Prokurorisë së Posaçme.