U plagos rëndë në aksident dhe ra në koma, ndërron jetë 24-vjeçarja te Trauma, arrestohet shoferi

Ka ndërruar jetë një pasagjere 24-vjeçare, e cila ishte plagosur, pas aksidentit të rëndë në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë.

Në lidhje me këtë aksident tragjik, policia njoftoi se ka ndaluar shoferin e automjetit, Jetmir Dacin.

Njoftimi i policisë për ndalimin e shoferit:

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasi J. D., me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi.

Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Të Fundit