U plagos nga shoku në shkollë/ Zbardhet dëshmia e 17-vjeçarit: Gjithçka nisi për disa foto! Më shpëtoi mësuesja!

Adoleshenti i cili u plagos nga shoku i tij i klasës ka treguar si ka ndodhur ngjarja e rëndë, që sipas tij gjithçka nisi para 10 minuta para se të futeshin në mësim.

Konflikti ka nisur pas disa fotosh që autori kishte në telefon të 17-vjeçarit dhe familjarëve të tij.

I plagosur thotë se i ka kërkuar shokut të klasës që t’i fshijë fotot, por situata u acarua deri në përdorimin e armëve të ftohta.

“Ai nxori biçakun, gjithmonë e mbante biçakun me vete. Më goditi në shpatull dhe në këmbë. Unë u shmanga, u futa në klasë dhe mbylla derën, për fat të keq nuk e mbaja dot derën për shkak të shpatullës. Ai e hapi derën, në atë moment vjen mësuesja dhe më shpëtoi nga ai djalë”, tha adoleshenti, i cili tha se kërkon drejtësi.

“Gjithçka nisi duke më bërë foto mua, familjes time dhe shkove të mi, gjithashtu edhe familjes së atyre. Hidhte nëpër telefon foto, ka një muaj ky muhabet, nuk u mbyll me fjalë dhe jemi këtu ku jemi sot.

Vuante nga sëmundja besoj, nuk është mirë nga trutë. Nuk është herë e parë që e bën. Ka ndodhur edhe herë tjetër.

Kam njoftuar profesorin dhe më ka thënë që është i sëmurë nga mendorja, më ka thënë që i kemi thënë edhe të atit të tij”, tregoi 17-vjeçari.

Të Fundit