U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, qytetari transferohet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë

Transferohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë, kalimtari i lënduar trë ditë më parë në “përleshjen” mes babit dhe të bijës. Sipas familjarëve të tij, Onard Memlika, është në gjendje të rëndë dhe ndodhet aktualisht në reanimacionin e spitalit të Traumës.

I riu mbeti i plagosur pasi ndërhyri në sherrin mes 56-vjeçarit Mikel Ndoj dhe vajzës së tij 24-vjeçare, e cila po ashtu mbeti e plagosur. Ai ishte vetëm një kalimtar i rastësishëm që u përpoq të shuante sherrin, por fatkeqësisht mbeti vetë i plagosur.

Në njoftimin zyrtar, policia e Durrësit bëri të ditur të hënën, se të dy të plagosurit ishin në spitalin rajonal, jashtë rrezikut për jetën, por duket se me kalimin e ditëve gjendja e 35-vjeçarit është përkeqësuar.

Të Fundit