Replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës, dhe përmendja e Presidentit Ilir Meta kanë sjellë në Kuvend reagimin e Petrit Vasilit.
Ai kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të respektojë rendin e ditës pasi sipas tij Kuvendi është kthyer në tango politike.
“Kjo sallë do funksionojë me rregullat që kemi vendosur apo është pronë e çdo lloj tangoje politike, që ka kohë të tjera për t’u bërë. Hapni debatin për çështjet e rendit të ditës, kthejuni rendit të ditës”.
Kryeministri mori fjalën më pas në foltore duke i kthyer një përgjigje Petrit Vasilit: “Tani Tango na ka mbetur se Baftjarin nuk e kemi në programin e partisë”.
Basha u shpreh se kreun e qeverisë e ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën dhe mund të bashkohen bashkë e të bëjnë trekëndëshin e Bermudës.