U operua me urgjencë, mjeku tregon gjendjen e kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një operacioni për heqjen e apendesitit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Mjeku Arben Gjata tha në një deklaratë për mediat se kryeministri është operuar rreth orës 2 të mëngjesit me laparoscopi.

Ai u shpreh se gjendja e kryeministrit është e stabilizuar dhe brenda 24 orëve mund të dalë nga spitali, ndërsa pritet të rikuperohet brenda 2-3 ditësh.

“Gjendja e kryeministrit është e stabilizuar pa temperaturë dhe sot fillon të ushqehet. Brenda 24 orëve mund të shkojë në shtëpi dhe brenda 2-3 ditësh rikuperohet. Nuk ka nevojë për kujdes të shtuar, është një apendesit normal, siç bëjnë mijëra shqiptarë të tjerë. Kryeministri është operuar në sallat e kirurgjisë që kemi pasur jo në spitalin e ri”, tha mjeku.

Të Fundit