Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një operacioni të hënën për heqjen e apendesitit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Burime për media konfirmojnë se sot në orën 7 të mëngjesit, një ditë pas ndërhyrjes, ai ka dalë nga spitali.
Mjeku Arben Gjata tha në një deklaratë për mediat dje se kryeministri është operuar rreth orës 2 të mëngjesit me laparoscopi.
Ai u shpreh se Rama pritet të rikuperohet brenda 2-3 ditësh.