Miss Argjentina dhe Miss Puerto Rico kanë njoftuar se janë martuar në fshehtësi pasi zbuluan se kanë qenë në një lidhje për dy vjet. Mariana Varela, 26 vjeç, nga Argjentina dhe Fabiola Valentín, 22 vjeç, nga Puerto Rico, u takuan në vitin 2020 kur përfaqësonin vendin e tyre në “Miss Grand International”.
Ata ndanë lajmin surprizë në Instagram përmes një videoje duke treguar disa momente të realizuara gjatë lidhjes së tyre, përfshirë udhëtimet së bashku, ditën e fejesës dhe unazat që shkëmbyen. Fabiola përfaqësoi Puerto Rikon në Miss Universe 2019 përpara se të kalonte në Top 10 të Miss Grand International 2020.
Sipas Hola, Mariana kaloi edhe në finalen e kompeticionit pasi u kurorëzua Miss Argjentina në vitin 2019.