“Ne u ringritëm si Feniksi nga hiri”. Kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë protestës kombëtare të opozitës para kryeministrisë.
Kreu i PD theksoi se Partia Demokratike ka kaluar nëpër kohë të vështira, por arriti t’i dëshmonte shqiptarëve se është e pamposhtur.
Berisha: Ne u ngritëm si Feniksi nga hiri dhe nga izolimi më i thellë arritëm në kilometrin e fudnit si forca politike më e mbështetur nga mbarë shqiptarët dhe partitë simotra në mbarë botën. Arritëm në kilomentin e fundit pasi plagosëm për vdekje bishën narkodiktaturë dhe u dëshmuam shprea e vetme e shqiptarërve. Zoti ju bekoftë. Në udhëtimin tonë epik ne ju provuam shqiptarëve dhe botës se jemi të pamposhturr dhe se sot në kilometrin e fundit jemi më të fortë, më të vendosur se kurrë në ekzistencën tonë. Në këtë udhëtim duke qëndruar të palëkundur, në mbrojtje të të vërtetave tona, të vlerave të lirisë ne siguruam 7 rezoluta ndërkombëtare, 7 rezoluta të të gjitha partive të spektrit tonë që qeverisin vendet më të fuqishmë të planetit.



