Në maj 2018 Stop trajtoi problematikën e pronës së zonjës Antoneta Kaiku, e cila kishte futur qiramarrësin Fatmir Istrefi në kancelarinë e saj, por ky i fundit i kishte zaptuar pronën. Zonja hapi një sërë procesesh gjyqsore, por sërish e kishte të pamundur të hynte në pronën e saj.Gjatë kohës, që proceset zvarriten, Fatmir Istrefi nisi një tjetër shkelje, pasi pronarja Antoneta Kaiku i ndërpreu ujin dhe dritat. Ai hapi një kontratë në emër të një qiramarrësi të mëparshëm Agim Toptani, që ka ndërruar jetë në vitin 1978.me kameran e “Stop”, vetë Antoneta Kaiku u interesua dhe dorëzoi dokumentat, moment pas të cilit, iu ndërrua emri i kontratës nga Agim Toptani në Antoneta Kaiku. Më pas e zonja e kancelarisë, me gazetaren, OSHEE-në dhe policinë shkuan në objekt, për të ndërprerë energjinë elektrike.
- +355 67 220 8888
- [email protected]