Kryeinfermierja dhe infermierja të cilët kanë qenë në turn në azilin ku u regjistrua ngjarja e rëndë mëngjesin e sotëm, janë ndaluar nga policia. Raportohet se infermierja e turnit në azilin e pleqve ka kryer veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.
Sipas hetimeve paraprake infermierja pasi ka parë se i moshuari ka ndërruar jetë nuk ka njoftuar policinë, por ka njoftuar morgun dhe një agjenci funerale për të tërhequr trupin dhe nuk ka treguar se çfarë kishte ndodhur.
Më pas në morg është zbuluar se i moshuari ka pasur dëmtime serioze. Në këtë mënyrë është zbuluar se Virxhil Vesho është rrahur me bastun nga Zyhdi Shehu.