Një 29-vjeçare, nënë e dy fëmijëve të mitur është proceduar penalisht nga Prokuroria.
Sipas informacioneve nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës, shtetasi D.L., bashkëshorti i 29-vjeçares ka bërë një kallëzim pasi ajo ishte larguar nga banesa dhe kishte shkuar tek prindërit e saj.
29-vjeçarja ka ikur së bashku me 2 fëmijët e mitur, 3 dhe 1 vjeç.
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. M., 29 vjeçe, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj shtetasi D. L., banues në Shkodër, se 29-vjeçarja, bashkë me me dy fëmijët e tyre të mitur 3 vjeç dhe 1 vjeç, është larguar te shtëpia e prindërve të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.