Kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë publikisht gjatë një takimi me komunitetin e biznesit të martën, paketen e diskutuar gjerësisht kohët e fundit të Paqes Fiskale.
Kryeministri nënvizoi se qëllimi i paketës është krijimi i një mjedisi më të qartë dhe të parashikueshëm për bizneset, duke u dhënë mundësinë atyre që janë të rregullt të formalizojnë të ardhurat pa u penalizuar për periudha të mëparshme.
“Dallimi mes Paqes Fiskale dhe Amnistisë Fiskale është shumë i thjeshtë e i qartë. Këtu bëhet paqe me të gjithë ata që nuk janë në konflikt aktualisht me ligjin. Nuk janë në procese penale të hapura, nuk janë në procese gjyqësore të hapur të cilat afektojnë legjitimitetin e të ardhurave. Për gjithë pjesën tjetër është siç tashmë shkruhet në ligj. Nëse sipërmarrja dëshiron t’i rikthehet pasqyrave të deklaruara në vitet e mëparshme dhe sjell pasqyra të vetë korrigjuara, do të paguajë vetëm 5 për qind të fitimit të ri. Kështu formalizohet ajo pjesë e të ardhurave që nuk e ka nga pasqyra”, tha Rama.


