U kapën me kanabis në doza gati për shitje, arrestohen 4 gjermanë në Shëngjin

Policia në Shëngjin ka arrestuar 4 shtetas gjermanë të të cilët u kapën me lëndë narkotike kanabis, me qëllim shitjen në doza.

Për këtë rast u vunë në pranga shtetasit gjermanë: L. H., 28 vjeç, L. S., 25 vjeç, S. H., 27 vjeç, dhe M. R., 23 vjeç, banues në Gjermani.

‘Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, në Shëngjin, pranë një automjeti tip “Dacia”, në të cilin u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen në doza’, bëri me dije policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Të Fundit