Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.
Sekuestrohen 12450 euro, procedohet penalisht një 20-vjeçare.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”