Gjykata e Durrësit ka vendosur si masë sigurie “burg me një muaj afat” për Mariglen Daiu.
36 vjeçari u arrestua tre ditë më parë në pikën kufitare të Portit të Durrësit pasi iu gjetën 223 mijë euro të padeklaruara.
Daiu pretendoi se shumë prej 223 mijë eurove nuk ishin të fituara në rrugë të paligjshme, duke theksuar se ishin para të fituara nga shitja e një prone në Itali.
“Kemi shitur një pronë në Itali”, citohet të ketë thënë 36-vjeçari.