Të hënën, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku dhe nipi i tij u arrestuan pasi u kapen me afro 20 kg kokainë nga karabinierët e San Benedetto.
Mediat italiane shkruajnë se në vazot e bimëve u gjetën brenda një kopshti në Grottammare dhe do të dërgohen në Ankona për t’u analizuar për të përcaktuar përqindjen e pastërtisë së drogës.
Ndërkohë hetuesit vijojnë hetimet për të zbardhur se si mbërriti në fidanishte 18.8 kilogramë kokainë, të cilët e fshehën në vazot e bimëve që ishin blerë nga ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku.
“Xhaxhai dhe nipi, një 34-vjeçar me origjinë shqiptare dhe banues në Monterubbiano, janë ende të burgosur në burgun e Fermos, dhe ata vazhdojnë të përsërisin se nuk dinë asgjë për praninë e drogës në vazot e bimëve”,-shkruan media italiane.
Avokati mbrojtës i të dy të arrestuarve, Vittorio Supino i Chieti, thotë se ka ende shumë punë për të bërë për të zbardhur pozicionin e klientëve të tij.