U kap duke hedhur mbeturina në natyrë, arrestohet shqiptari në New York

Autoritetet amerikane kanë vënë në pranga një shtetas shqiptar në New York. Shqiptari Xhevahir Kalaja u prangos pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke hedhur vazhdimisht mbeturina të biznesit të tij në natyrë. Kalaja mësohet se ishte kapur nga kamerat e sigurisë mbi 10 herë duke hedhur goma automjetesh dhe mbeturina nga biznesi i tij në pyllin në Parkun Scotti.

Kalaja u arrestua më 10 shtator, për shkelje të Kodit të Qytetit të Yonkers. Autoritetet kanë sekuestruar automjeti i tij të cilin e përdorte për të transportuar mbeturinat. Nga pamjet e publikuara duket momenti kur shqiptari hedh mbeturinat në natyrë. Edhe një person të tjetër është arrestuar lidhur me ndotjen e mjedisit. Ai u arrestua më 5 tetor 2025, pasi u kap në flagrancë duke hedhur mbeturina në Cumberland Drive dhe në zonën e 1157 Central Park Avenue.

Të Fundit