Të tjera dëshmi janë dhënë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë, në lagjen “Pavarsia 2”, ku 34-vjeçarja me inicialet P.M., u hodh nga kati i 5-të i një pallati, bashkë me fëmijën e saj 1 vjeç.
Sipas banorëve të pallatit, e reja nuk jetonte aty, dhe ata thonë se nuk e njihnin.
Mësohet se ajo kishte udhëtuar sot nga Tirana drejt Vlorë për tek shtëpia e prindërve që jetonin atje.
Sipas banores së zonës, e reja ishte farmaciste në Tiranë, dhe kishte qenë e divorcuar.
“Nuk e njohim fare. Të atin e njohim edhe mamanë. Edhe i ati jetonte në Tiranë, por më shumë rrinte këtu. Ishte e divorcuar. Vetëm këtë fëmijë kishte. Nuk e kemi parë asnjëherë në zonë. Ishte farmaciste në Tiranë”-ka thënë banorja.