“U hodh nga kati i dytë i hotelit”, vdes në mënyrë misterioze 34-vjeçarja në Prishtinë

Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë në rrethana misterioze këtë të enjte në Prishtinë. Mediat në Kosovë shkruajnë se 34-vjeçarja është hedhur nga kati i dytë i një hoteli në dalje të kryeqytetit.

Po ashtu, mediat raportojnë se e reja është përplasur verbalisht me një person para se të ndërmerrte aktin ekstrem.

E reja mësohet se është nga Gjakova. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, por nuk ka dhënë detaje lidhur me rrethanat.

Të Fundit