U godit me thikë në banesë, dyshohet se Beqiraj u vra për një marrëdhënie të fshehtë jashtëmartesore

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Durrës ku një 51-vjeçar u gjet i pajetë pasi ishte dhunuar dhe goditur me thikë.

Burime për media bëjnë me dije se Valbon Beqiraj punonte me kohë të pjesshme si kamarier në lokalin që ndodhet në hyrje të pallatit ku është zbuluar ngjarja ku ai qëndronte në banesën e një mikeje, e cila i kishte lënë çelësat për t’u kujdesur për shtëpinë.

Dyshohet se shkak i konfliktit që çoi në vrasjen e Beqirajt ka qenë një romancë jashtëmartesore e 51-vjeçarit.

Ai ishte baba i një djali 12-vjeçar ndërsa sipas të njëjtave burime, banesa ku u gjet i vrarë është përdorur prej tij edhe për konsum të lëndëve narkotike së bashku me shokët.

Në Komisariatin e Policisë së Durrësit janë shoqëruar dhjetëra persona për t’u marrë në pyetje, ndërsa dyshohet se mes tyre ndodhet edhe autori i krimit.

Të Fundit