U gjetën pa jetë në malet e Korçës, dalin detaje të reja mbi dy emigrantët e paligjshëm

Janë zbuluar detaje të reja mbi dy emigrantët e paligshëm të cilët u gjetn pa jetë ditën e sotme në zonën malore të Kamenicës në Korçë.

Bëhet me dije se dy shtetasit e huaj dyshohet se janë me origjinë nga vendet e Afrikës, ndëtsa mosha e tyre është rreth 20-22 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupave të tyre, nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së këtyre shtetasve.

Njoftimi:

Më datë 04.04.2026, rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, Korçë, në vendin e quajtur “Qyngji”, janë gjetur të pajetë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë emigrantë nga Afrika), rreth moshës 20–22 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupave të tyre, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së këtyre shtetasve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit