U gjetën brenda plantacionit të kanabisit, arrestohet një shqiptar në Spanjë, në kërkim tjetri

Autoritetet policore në Spanje kanë zhvilluar një operacion antidrogë pranë Katalunjës, në Pallars Jussà.

Pas hetimeve efektivët e policisë kanë zbuluar një plantacion të madh kanabisi në një pyll midis Senterada dhe Vall Fosca, i cili ishte në pronësi të dy shqiptarëve, të cilët tentuan të arratisen pasi u pikasën nga autoritetet.

Mësohet se pas mobilizimit të policisë spanjolle njëri prej tyre u arrestua, ndërsa shtetasi tjetër ka arritur të largohet dhe mbetet në kërkim.

 

Të Fundit