U gjet në një kanal kullues, policia: 54-vjeçari ishte punonjës i ndërmarrjes komunale, dyshohet se u mor nga rrjedha e ujit

Policia e Durrësit ka dhënë informacion lidhur me vdekjen e një personi, si pasojë e motit të keq.

Sipas njoftimit zyrtar, pas kërkimeve intensive të kryera nga shërbimet e Policisë dhe palombarët e RENEA-s, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A. Hysenaj, 54 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa.

Ndërkohë mësohet se ai ishte punonjës i ndërmarrjes komunale dhe kishte shkuar për të bërë verifikime.

Trupi u gjet në një kanal kullues, në afërsi të ish-repartit Ushtarak.

Moti i keq dhe përmbytjet masive i kanë marrë jetën 54-vjeçarit Astrit Hysenaj në Durrës.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se dyshohet se ai është mbytur në një kanal kullues dhe trupi i tij u gjet nga polumbarët e Reneas.

Paraprakisht dyshohet se 54-vjeçarin e ka marrë rrjedha e ujit të kanalit, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

Të Fundit