U gjet i pajetë, 46 vjeçari në Vlorë është vrarë, autori fiku dritat dhe helmoi qentë e komshinjve

Shtohet misteri për ngjarjen e rëndë në Vlorë. 46-vjeçari Altin Alikaj që u gjet sot i pajetë në banesën e tij në Vlorë, dyshohet se është vrarë.

Dyshohet se Alikaj është goditur me sëpatë në kokë. Viktima ka një plag ë në kokë dhe po ekzaminohet në morg.

Burimet flasin për një plan të frikshëm. Dyshohet se është ulur automati i dritave dhe janë helmuar edhe qentë e komshinjve për të mos bërë zhurmë.

46-vjeçari dyshohet se ndodhej i vrarë në shtëpi prej disa ditësh. Ai njihet si përdorues droge. Policia e Vlorës njoftoi ditën e sotme se trupi i pajetë i Alikajt u gjet nga nëna e tij në lagjen 24 Maji. 46-vjeçari ishte shpallur i humbur prej 8 ditësh, që nga 11 Shkurti.

Të Fundit