U filmua duke qëlluar një qytetar, pezullohet punonjësi i policisë

Policia e Vlorës ka njoftuar këtë të martë se punonjësi i policisë rrugore, i cili u shfaq në një video në rrjete sociale, duke tentuar të godasë një person, është pezulluar nga detyra.

Përmes një komunikate për media policia e Vlorës bën me dije se ndaj oficerit të patrullës së përgjithshme, me inicialet M.M., krahas masës së pezullimit, ka nisur gjithashtu një hetim disiplinor deri në verifikimim e plotë të rastit.

“Në lidhje me një video të publikuar në një portalin ditën e djeshme, në të cilën shfaqet një punonjësi policie në qytetin e Vlorës, duke tentuar të godas me shkelm një shtetas, ju sqarojmë se:

Me publikimin e rastit, menjëherë është pezulluar nga detyra si dhe ka nisur hetimi disiplinor, për punonjësin e Policisë, inspektor M. M, me detyrë oficerë i patrullës së përgjithshme, trupë shërbimi, në Komisariatin e Policisë Vlorë, deri në verifikimim e plotë të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, thuhet nw njoftimin e policisë.
Ç

Të Fundit