“Mira Murati ka pasur një karrierë mbresëlënëse si lidere teknologjike dhe së fundmi si shefe e teknologjisë e OpenAI, pas largimit të Sam Altman, prej mungesës së votëbesimit në bord.
Nëpërmjet përkushtimit të saj ndaj demokratizimit të AI, aftësisë së saj për të bashkuar ekipe të ndryshme dhe guximit të saj për të përballuar sfidat teknike, Mira ka ndihmuar në transformimin e kompanisë nga një startup, në një nga kompanitë kryesore në botë të AI”.
Me këto fjalë CEO i Microsoft, Satya Nadella, e ka përshkruar në revistën amerikane Time 35-vjeçaren e lindur në Vlorë, Shqipëri. Dhe nga e premtja Murati është në krye të OpenAI, kompania që lëshoi ChatGpt dhe bordi i drejtorëve të së cilës sapo kishte shkarkuar themeluesin Sam Altman.
Për Muratin ky është një takim i përkohshëm, ndërsa pret të kuptojë se si do të zgjidhet ky tërmet që ka tronditur botën e teknologjisë.
Siç shkruan Business Insider, Murati iu bashkua kompanisë OpenAi si kërkuese në vitin 2018, kur kompania kishte vetëm 40-50 punonjës.
Shpejt ajo u ngjit në hierarkinë e kompanisë duke u bërë shefe e teknologjisë në vitin 2022. Tashmë ajo mbikëqyr ekipet që qëndrojnë pas ChatGPT-së dhe gjeneratorit të imazheve Dall-E 2.
Shkurtin e kaluar, revista Time e kishte përfshirë edhe atë në listën 100 Next të vitit 2023 dhe, me atë rast, Murati kishte dhënë një intervistë në të cilën ajo e përcaktoi ChatGpt si një djalë duke ndarë rreziqet që sjell AI.
“Ne po jetojmë në një moment unik në histori, ku kemi një rol aktiv në mënyrën se si do të formohet shoqëria. Dhe kjo shkon në të dyja drejtimet: teknologjia na formon dhe ne e formësojmë atë – tha ajo, duke shtuar se ka gjithashtu shumë pyetje në lidhje me ndikimin social, dhe ka shumë pyetje etike dhe filozofike që duhet t’i shqyrtojmë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të përfshihen zëra të ndryshëm, si filozofë, shkencëtarë socialë, artistë dhe njerëz nga bota e shkencave humane”.
“Si lider kryesor në një nga industritë me rritje më të shpejtë, ajo ka një aftësi të demonstruar për të bashkuar ekipe me ekspertizë teknike, mendjemprehtësi biznesi dhe një vlerësim të thellë për rëndësinë e misionit.
Si rezultat, Mira ka ndihmuar në krijimin e disa prej teknologjive më të mira të AI që kemi parë ndonjëherë, duke përfshirë ChatGpt, DALL-E dhe GPT-4.
“Në Microsoft kemi fatin të bashkëpunojmë me OpenAI për të sjellë në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme përfitimet e kësaj teknologjie në çdo komunitet dhe vend në botë”, shkroi Nadella, i cili në krye të Microsoft, ka investuar 10 miliardë dollarë këtë vit në OpenAI.
“Nuk është shumë herët – përfundon Murati në lidhje me çështjet etike që lidhen me AI – Është shumë e rëndësishme që të gjithë të fillojnë të përfshihen, duke pasur parasysh ndikimin që do të kenë këto teknologji”.
Kompania OpenAI hulumton inteligjencën artificiale me qëllimin e deklaruar për ta zhvilluar atë në mënyrë të sigurt dhe të dobishme.
OpenAI, i cili ka mbledhur miliarda dollarë nga Microsoft dhe u rendit i pari në listën ”Disruptor 50” të CNBC këtë vit, doli në treg në fund të 2022 pasi lëshoi për publikun chatbotin e tij të AI ChatGPT.
Shërbimi u bë viral duke lejuar përdoruesit të konvertojnë tekstin e thjeshtë në bisedë krijuese dhe ka shtyrë kompanitë e mëdha të teknologjisë si Alphabet dhe Meta të rrisin investimet e tyre në IA gjeneruese.
Një raport i ‘Investor Times’ vlerëson se pasuria e saj kap vlerën e 5 milionë dollarëve në 2023. Murati ka punuar si menaxhere e lartë në prodhimin e Model X në Tesla të Elon Musk midis 2013 dhe 2016. Ka udhëhequr zhvillimin e projekteve të prodhimit të automjeteve të Tesla Motors, duke përfshirë modelin X, si dhe nisma revolucionare të industrisë ajrore. Ka mbikqyrur dhe skuadrat e inxhinierisë dhe prodhimit të Leap Motion.
Shqiptarja Mira Murati, me origjinë nga Vlora është krijuesja e aplikacionit më të famshëm dhe sigurisht më të diskutueshëm të AI. Murati në intervistat e saj nuk flet shumë dhe e vërteta është se ajo nuk pyetet shpesh për fëmijërinë e saj, por ka pranuar gjithmonë origjinën e saj. Që në moshën 16-vjeçare, kur familja e saj emigroi nga Shqipëria në Kanada, Murati nis karrierën drejt asaj që është sot.