Greqia është tronditur mesditën e kësaj të diele, pasi tre shqiptarëve iu është bërë atentat jashtë një lokali. Si pasojë njëri ka humbur jetën e dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Viktima është qëlluar me plumb në kokë. 47-vjeçari që humbi jetën ishte pronar i një biznesi në Peristeri dhe dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për larje hesapesh.
Biznesmeni shqiptar gjatë muajve të verës merrte edhe automjete me qira në ishuj. Ai duket se ka mbajtur marrëdhënie miqësore me persona të lidhur me mafian greke, ndërsa një nga të plagosurit është një shqiptar, i cili ka mbërritur në Greqi nga Dubai, pak ditë më parë.
Sulmuesit ishin në një makinë që ishte vjedhur më herët, që policia beson se ata e kishin planifikuar krimin dhe vodhën makinën pikërisht për atentatin.