Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka filluar kimioterapinë, sipas informacioneve nga spitali San Raffaele në Milano. Silvio Berlusconi u shtrua ditën e djeshme në spital.
Besohet se dje ka bërë trajtimin e parë, ndërsa gjendja e tij është e qëndrueshme. Sipas mediave italiane, ish-kryeministri italian ka pasur një infeksion në mushkëri, i cili vjen si pasojë e leucemisë.
Fëmijët e tij, Marina dhe Luigi dhe vëllai i tij Paolo paso qëndruan në spital për më shumë se dy orë, u larguan. Aty ndodhet edhe partnerja e tij Marta Fascina.