Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi, u diagnostikua të enjten me leuçemi kronike dhe një infeksion të mushkërive, duke i vështirësuar frymëmarrjen.
Ai u shtrua në spital, ku ndodhet në terapi intensive, por në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, sipas mendiave italiane.
Ansa ka publikuar dhe një prononcim të shkurtër të dhënë nga Berlusconi për Augusto Minzolinin, redaktorin e ish gazetës së familjes Berlusconi, “Il Giornale”.
Në bisedën telefonike Berlusconi ka thënë se situata është e vështirë por ai do ia dalë dhe kësaj here.
“Është e vështirë, por do t’ia dalë edhe kësaj radhe. Edhe në situata të vështira dhe delikate kam arritur të ngrihem sërish në këmbë”, mësohet të ketë thënë Berlusconi.
Berlusconi ka marrë trajtim në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit San Raffaele në Milano që nga e mërkura për leuçeminë kronike dhe një infeksion të mushkërive.