U dhunua nga prindërit, ndërron jetë 3-vjeçari në Greqi! Gjyshja dhuron organet, zemra e tij do të shpëtojë një fëmijë nga Gjermania

Një ngjarje e rëndë tronditi Kretën më 26 janar. Një i mitur 3-vjeçar përfundoi në spital në gjendje të rëndë pas dhunës së ushtruar nga prindërit e tij.

Ditën e sotme, mediet greke bëjnë me dije se i mituri ka ndërruar jetë.

Mjekët mbajtën një minutë heshjte në kujtim të vogëlushit që humbi jetën padrejtësisht.

Gjyshja e vogëlushit ka vendosur që oragnet e tij të dhurohen. Sipas informacioneve, pak para orës 7 të mëngjesit, dy autoambulanca të EKAB-it të shoqëruara nga makinat e patrullës së policisë janë nisur drejt aeroportit të Heraklionit, duke transportuar zemrën dhe veshkat e vogëlushit Angelos.

Zemra do të transferohet në një spital në Berlin, ndërsa veshkat janë marrë nga një ekip mjekësh në Athinë. Sipas informacioneve ata do të transferohen në Nekrologjinë e Hipokratit të Selanikut. Aty do të kryhen testet e përputhshmërisë dhe procesi do të vazhdojë.

Ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis tha se “ai do t’u japë jetë njerëzve të sëmurë me organet e tij”.

“Respekt i madh për gjyshen e vogëlushit, për vendimin suprem të dhurimit, që na kujton fuqinë e humanizmit dhe solidaritetit”, thekson ai.

“Mos harroni se dhurimi i organeve është dhurata më e madhe e jetës dhe e njerëzimit”, përfundon ministri i Shëndetësisë.

 

3-vjeçari u dërgua më 26 janar në spital në gjendje të rëndë, pasi  fqinjët lajmëruan policinë për gjendjen e tij. I mituri mbërriti në spital me dëmtime në kokë, çarje të aortës abdominale dhe goditje të rënda në trup, mavijosje, gërvishtje dhe djegie me cigare, të cilat duket se kanë ndodhur në periudha të ndryshme.

Pas njgjarjes së rëndë policia ka arrestuar nënën e 3-vjeçarit dhe partnerin e saj 44-vjeçar.

Ndëkrohë që çifti ka fajësuar njëri-tjetrin për dhunën ndaj të miturit.

Sipas informacioneve, nga kontrolli i shtëpisë u gjetën dhe sekuestruan armë dhe sende të ndryshme, mes tyre një pistoletë, armë gjahu, tytë, një shkop druri, si dhe shtatë tableta të një formulimi medicinal “XANAX”, për të cilin nuk kishte recetë mjekësore./

Të Fundit