Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë që dënon me 1 vit burg deputetin e PD-së Ervin Salianji.
Salianji tha se do të jetë në dispozicion të drejtësisë, ndërsa e cilësoi dënimin e tij si dënim politik.
Salianji tha se fushatën elektorale do të bëj edhe nga burgu. Deputeti demokrat u shpall fajtor nga gjykata e Apelit për ‘kallëzim të rremë’ për dosjen ‘Babale’.
“Pa diskutim do të ndjek procedurat e tjera gjyqësore. Kjo është një vendimmarrje që nuk ndryshohet në gjykata shqiptare. Fatmri Xhafaj kërkon të kapë ishuj të tjerë gjyqësore. Do të jem në dispozicion do të jem këtu. Do t’i anuloj të gjitha do të jem këtu dhe do të diskutoj për të gjitha.
Unë do të jem në dispozicion dhe do ta bëj burgun ku të duan këta, këta do të jem në dispozicion të bandave dhe nuk kanë se çfarë të më bëjnë asgjë. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshëm, jam i dënuari i parë politik në 34 vite dhe do ta bëj fushatën nga burgu”, tha Salianji.