U dëmtua teksa punonte me frezë, humb jetën 60-vjeçari në Rrogozhinë

Një 60 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme teksa ishte duke punuar me frezë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:55 në Rrogozhinë.

 

“Në banesën e tij, në Rrogozhinë, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht me mjetin e punës (frezë), shtetasi B. T., 60 vjeç. Nga dëmtimet, 60-vjeçari ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar të bluve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit