U betua si ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi: Nis një rrugëtim i ri dhe përgjegjësi e madhe në shërbim të sigurisë kombëtare

Pas ceremonisë së dekretimit, ministri Nufi reagoi edhe përmes një statusi në rrjetet sociale, ku e cilësoi detyrën e re si një përgjegjësi të madhe në shërbim të sigurisë kombëtare dhe interesave të vendit: “Sot, nga ceremonia e dekretimit në Pallatin e Brigadave, nis një rrugëtim i ri në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, një përgjegjësi e madhe në shërbim të sigurisë kombëtare dhe të interesave të Republikës”, – ka shkruar ministri i ri i Mbrojtjes.

Ministri Nufi theksoi se ky rrugëtim do të jetë në bashkëpunim të ngushtë me efektivët e Forcave të Armatosura dhe me të gjithë punonjësit e aparatit të Mbrojtjes: “Një rrugëtim krah për krah me njerëzit në uniformë dhe me të gjithë ata që shërbejnë çdo ditë në aparatin e Mbrojtjes, me përkushtim, profesionalizëm dhe ndjenjë të lartë detyre ndaj Atdheut”, – u shpreh ministri i Mbrojtjes

Pas ceremonisë së betimit, ministri i Mbrojtjes së bashku me 6 ministrat e tjerë të votuar nga Parlamenti morën sot zyrtarisht detyrën.

Të Fundit