“U bëra gati për burg, nuk erdhën t’më marrin”, çfarë ndodhi me qytetarin e dënuar?

Kemi udhëtuar në fshatin Nënshat bashkia e Vaut të Dejës, për të takuar nga afër qytetarin Lazer Kola, i cili është në arrest shtëpie dhe megjithëse e ka përfunduar dënimin, nuk po fiton dot lirinë. Ai tregon, se në 2019-ën është arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe në periudhën e covidit ka kërkuar ndryshim të masës së arrestit. Prej asaj kohe, megjithëse u dënua nga Gjykata e Apelit të Gjirokstrës me 4 vite e 8 muaj, askush nuk e coi në burg, por e lanë në arrest shtëpie.Vetë Lazri, pasi u njoh me vendimin e Apelit, u përgatit të shkojë në burg, por nga Komisariati i Vaut të Dejës, i thanë, që nuk ka urdhër ekzekutimi për dërgimin në burg. Ndërkohë afati i dënimit ka përfunduar dhe Lazrit i shtyhen gjyqet dhe nuk i jepet verdikti.Nga ana tjetër, për të shkuar në Gjykatën e Gjirokastrës, ai shoqërohet nga efektivi i Vaut të Dejës deri në Shkodër, dhe aty e merr policia e Gjirokastrës.Në Gjykatën e Gjirokastrës na thona, se gjyqet shtyhen për arsye proceduriale dhe ligjore, pra në dosjen e tij mungon urdhri i ekzekutimit nga prokurori përkatës i ekzekutimeve në Gjirokastër. Ndërkohë as në policinë e Gjirokastrës e as në policinë e Vaut të Dejës, nuk është dërguar urdhër ekzekutimi për transferimin Lazër Kolës në burg. Avokati Arben Llangozi, shpjegon, se prokurori i ekzekutimeve është Julian Cafka dhe mosbërja e këtij urdhri, e pengon qytetarin.

Të Fundit