Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi shpjegoi sot në Kongres platformën e re “Deputeti që duam”. Fjalën e nisi me rrugëtimin e saj në PS, duke u treguar mirënjohëse ndaj kryesocialistit Edi Rama dhe kolegëve të mazhorancës.
“Ja ku jam sot, në fillim mora më pak vota se sa më duheshin për deputete, gjithsesi mësova gjëra të reja. Ushqeva besimin tim dhe m’u dha mundësia të bëhem pjesë e qeverisë. U bëra e njohur nga memet e krijuara prej emocioneve përballë kamerave, dhe herët e para më dukeshin si gryka e zjarrit e një skuadre pushkatimi, por nuk më mungoi mbështetja e kryeministrt: Ti vazhdo me punën! Kështu ndodhi, falënderoj kolegët e koleget. Është betejë e përditshme për të bërë punë të mira. Sot më është besuar një detyrë që e kam dhe më përzemër, i sigurojmë të gjithë ata që duan të jenë pjesë e skuadrës që do trajtohen me respekt dhe meritokraci.
Muzhaqi theksoi po ashtu se një risi te platforma është se “kandidatët do vënë theksin te një temë që mendon se PS nuk e ka trajtuar mjaftueshëm apo siç duhet”.
“Kandidatëve do u jepet koha të angazhohet në terren dhe mbledhje sociale. Fuqia e vërtetë e PS ëshrë aftësia për të reflektuar.”