Kirurgu, Dervish Hasi, i cili u arrestua, nën dyshimin për trafikim të miturish dhe pornografi ka ankimuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Mësohet se mjeku ka kërkuar zbutjen e masës sigurisë.
Kujtojmë se Hasi kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare
Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera.
E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës. Me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.
Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK.
Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.