Një nga të arrestuarit nga një operacion antidrogë në Itali është edhe një boksier shqiptar. Mediat italiane shkruajnë se në pranga ka rënë boksieri Petrit Bardhi.
Boksieri njihet si mik i ngushtë i Arben Zogut, i cili njihet me emrin “Riccardino” i dënua me 20 vite burg për trafik droge më 10 maj të 2016-ës.
Boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, është përfshirë edhe gjatë një operacioni tjetër në korrik 2015, në Gico della Guardia di Finanza.
Arben Zogu bashkë me dy shqiptarë të tjerë Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, u arrestuan gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2015.
Ata ishin pjesë e grupit mafioz “Guarnera”, e përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”.
Shqiptarët u akuzuan si të lidhur me Camorran. Shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave ishin aktiviteti kryesor i shqiptarëve.
Riccardino, Titty dhe Plutoni ishin bërë pjesë e një klani italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës.
Shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave ishin aktiviteti kryesor i shqiptarëve. Njeriu kyç, Arben Zogu, që njihej si Rikardino, ose “Ricky”, drejtonte pjesën që kishte lidhje me Shqipërinë