Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka paditur për shpifje Partinë Demokratike dhe përfaqësues të saj pas akuzave për përdorim të mjeteve të Forcës Ajrore në fushatë zgjedhore.
Lajmin e bëri të ditur, zyra e shtypit të ministres Olta Xhaçka.
Prej disa ditësh, Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj ministres, duke thënë se po helikopterin e Ministrisë për fushatë elektorale.
PD thotë se ministrja ka udhëtuar me helikopter për në Dibër pasi ka bërë një takim me strukturat e PS dhe ky udhëtim i ka kushtuar buxhetit 10 mijë euro. “Ajo ka udhëtuar me helikopter brenda ditës për takime partie, duke harxhuar të paktën 10 mijë euro, ndërkohë që ambulancat para infektivit ndizen me të shtyra“, tha pak ditë më parë ish-deputetja e PD, Albana Vokshi.