“Ty të mbys unë” e rreh vajza se do t’i marrë shtëpinë, nëna e terrorizuar kërkon urdhër mbrojtjeje

Bukurije Hoxha denoncon një konflikt të ashpër me vajzën e saj, Etleva Gribizi, lidhur me pronën familjare pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit. Sipas Hoxhës, Etleva, e cila ka jetuar prej vitesh në Greqi, është rikthyer dhe ka kërkuar pjesë në banesë, ndonëse është e përjashtuar nga testamenti. Ajo pretendon, se vajza dhe nipi i saj e kanë kërcënuar dhe cënuar fizikisht, çka ka sjellë edhe marrjen e dy urdhrave të mbrojtjes nga gjykata.Nga ana tjetër, Etleva Gribizi mohon akuzat dhe deklaron, se ka të drejtë mbi pronën, duke pretenduar, se babai i ka lënë një dhomë në katin e parë të banesës. Ajo akuzon vëllain, se po përpiqet ta përjashtojë dhe pohon, se testamenti është i falsifikuar, pasi sipas saj, është hartuar një vit pas vdekjes së babait dhe nuk mban firmën, apo shkrimin e tij.Çështja ka përfunduar në gjykatë, ku më 9 janar 2026, gjyqtarja e Shkallës së Parë Alma Kodraliu ka vendosur, që Etleva Gribizi të posedojë dhomën në banesë. Vendimi kundërshtohet nga Bukurije Hoxha, e cila pretendon, se ai bie ndesh me urdhrin e mbrojtjes në fuqi deri në fund të shkurtit 2026, që ndalon Etlevën t’i afrohet banesës.

Të Fundit