Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi pasagjerësh me një kamion, 19 persona kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve, një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.
Ngjarja ndodhi në autostradën e Marmarasë, ku autobusi goditi barrierat në anë të rrugës dhe më pas goditi kamionin. Nga përplasja kamioni është kthyer përmbys, ndërsa shoferi i autobusit ka mbetur i bllokuar në automjet.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë.