Një turiste franceze i është drejtuar policisë së Tiranës për të denoncuar një të ri, duke e akuzuar atë se e ka ngacmuar seksualisht dhe më pas i ka vjedhur edhe varësen.
Sipas Balkan Web, i riu është vënë në pranga pas denoncimit të turistes franceze ndërsa kjo e fundit ka marrë mbrapsht varësen e saj.
Mësohet se turistja kishte ardhur me të dashurin shqiptar, në Tiranë. Mbrëmjen kur ka ndodhur ngjarja ata kishin dalë në një klub nate në zonën e ish Bllokut.
Pasi janë njohur me dy shqiptarë, i kanë kërkuar atyre që t’i shoqërojnë për në banesën që kishin marrë me qira.
Gjatë rrugës, njëri prej tyre i ka marrë varësen me dhunë dhe ka tentuar që ta puthte.