Turistit i ndalohet hyrja në SHBA për një meme të JD Vance në telefon!

Një i ri 21-vjeçar norvegjez, Mads Mikkelsen, është dëbuar nga SHBA pasi oficerët e emigracionit në aeroportin Neëark, Neë Jersey, zbuluan në telefonin e tij një meme që tallte zv/presidentin amerikan JD Vance.

Mikkelsen mbërriti më 11 qershor, me qëllim të kalonte pushime në SHBA, por planet e tij morën fund menjëherë kur u ndalua nga kontrolli kufitar dhe u vendos në një qeli. Ai tha për median norvegjeze Nordlys se ishte viktimë e “abuzimit me pushtetin dhe ngacmimit të padrejtë”.

Sipas tij, oficerët i bënë pyetje pa lidhje si “a je përfshirë në trafik droge, akte terroriste apo ekstremizëm të djathtë”, dhe më pas i kërkuan me kërcënime fjalëkalimin e telefonit. Në telefonin e tij u gjet një meme ku JD Vance paraqitej pa flokë, sipas Mikkelsen, për ta dëbuar nga vendi të njëjtën ditë.

Ky rast vjen pas një tjetër incidenti, ku një shkrimtar australian, Alistair Kitchen, 33 vjeç, u ndalua në Los Angeles më 12 qershor gjatë një ndalese transiti për në Nju Jork.

Ai u mbajt për 12 orë dhe më pas u kthye në Melburn, duke pretenduar se arsyeja e ndalimit ishin qëndrimet e tij politike për konfliktin në Gaza dhe artikujt në mbështetje të protestave pro-palestineze në universitetin Columbia.

Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare e ka mohuar këtë pretendim si “plotësisht të pavërtetë”.

Të Fundit