Turisti shtiret si i plagosur për të shmangur 2 orë radhë në aeroport (Video)

28-vjeçari Wolf Jenkins ka treguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale mashtrimin e tij në aeroportin Milas-Bodrum në Turqi teksa shtirej si i plagosur për të shmangur radhën. Wolf është filmuar në një karrige me rrota teksa kalon pa pritur në radhë në aeroport. Pushuesi tha se e kishte hartuar planin kur pa se një varg pasagjerësh po dilnin nga dera.

 “Radha në aeroport ishte e “çmendur”, nuk prisja dot më. Pashë njerëz me karrige me rrota duke u shtyrë, kështu që shoku im priti në radhë dhe unë dola jashtë dhe hoqa këpucët dhe çorapin. Më pas u ktheva duke çaluar drejt derës dhe një anëtar i stafit më pyeti nëse kisha nevojë për ndihmë, kështu që thashë se kisha shtrembëruar kyçin e këmbës në hotel pak para se të hipja në taksi”

Në videon e publikuar, ai shihet me buzëqeshje ndërsa mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar ende duke u transportuar në një karrige me rrota. Pamjet përfundojnë me turistin që vesh çorapin dhe këpucën, pa asnjë shenjë dhimbjeje. Duke u dukur shumë i kënaqur me veten, Wolf ngrihet nga karrigia me rrota dhe largohet.

 

 

 

https://metro.co.uk/video/holidaymaker-skips-two-hour-airport-queue-pretending-needs-wheelchair-2718575/?ito=vjs-link

 

Të Fundit