Turisti amerikan vret gruan me thikë në Shkodër, tenton vetëvrasjen

Një vrasje ka ndodhur të premten në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, pranë Pedonales së qytetit.

Policia tha se rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, ku në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Të Fundit